Izraeli godet Gazën, 14 të vrarë

Të shtunën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që goditën pjesën qendrore dhe jugore të Gazës, u vrarë të paktën 14 persona.

Njëmbëdhjetë prej viktimave ndodheshin në një shtëpi, mes tyre tre gra dhe katër fëmijë.

Një nga sulmet goditi një tendë në qytetin Khan Younis ku strehohen palestinezë të zhvendosur nga lufta bëri të ditur të shtunën Mbrojtja Civile e Gazës.

Sulmet e së shtunën pasojnë ato të kryera në fillim të kësaj jave, që goditën një kamp me tenda të martën dhe një shkollë të Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Ndërkohë në Turqi, u zhvillua ceremonia e varrimit të aktivistes 26 vjeçare turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u varros në qytetin e saj të lindjes në Didim.

Ushtria izraelite tha se aktivistja, e cila jetonte në Siatëll të SHBA-së, ka të ngjarë të jetë qëlluar "indirekt dhe pa dashje" nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 6 shtator. Turqia njoftoi se do të kryejë hetimin e saj mbi rastin.

Një protestuese izraelite, dëshmitare në vendngjarje tha se aktivistja u vra pas një demonstrate kundër vendbanimeve izraelite.