Ditari- Tiranë, qeveria interpelancë mbi mbetjet e dyshuara si të rrezikshme
Your browser doesn’t support HTML5
Në Tiranë Kuvendi zhvilloi sot një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, lidhur me transportin nga Shqipëria drejt vendeve aziatike të mbi 100 konteinerëve me mbetje metalurgjike, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese. Opozita kërkoi shpjegime mbi rolin e autoriteteve shqiptare në këtë çështje, ndërsa kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat mbi shkelje të procedurave shtetërore.
Bashkimi Evropian mirëpriti sot shpalljen e aktakuzës nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës ndaj personave të përfshirë në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të vendit, ndërsa theksoi se pret bashkëpunimin e Serbisë për këtë çështje.
Anketimet e para sugjerojnë se Nënpresidentja Kamala Harris doli fitimtare nga debati me ish-Presidentin Donald Trump, por nuk dihet nëse kjo do të ndryshojë qëndrimet e zgjedhësve. Debati u ndoq nga mbi 67 milionë shikues.