Ditari - Shqipëri, ndryshon kupola drejtuese e policisë
Your browser doesn’t support HTML5
I dërguari evropian për bisedimet Miroslav Lajçak tha sot në Prishtinë se është rënë dakord që së shpejti të ketë një raund të ri negociatash mes Kosovës dhe Serbisë për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Në Shqipëri, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi ndryshimin e të gjithë strukturës drejtuese të policisë duke thënë se ka ardhur koha për një brez të ri drejtuesish.
Në Nju Jork, krimi i lidhur me emigrantët ka shtuar shqetësimin tek banorë të qytetit.
Zëri i Amerikës bisedoi me zyrtarë, aktivistë dhe emigrantë në Nju Jork mbi këtë çështje të debatueshme.