Ditari - Kuvendi i demokratëve, Tim Walz pranon emërimin si kandidat për nënpresident

Your browser doesn’t support HTML5

Kuvendi i demokratëve në Çikago arrin sot pikën kulmore me fjalimin e Nënpresidentes Kamala Harris. Dje në qendër të vëmendjes ishte kandidati për nënpresident Tim Walz. Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë baza e demokracisë dhe se vendi duhet të punojë për të siguruar një proces transparent për zgjedhjet e ardhshme. Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë I përhapur. Por disa prej tyre thënë se mundësitë e lëvizjes dhe komunikimit, po ndryshojnë edhe perceptimin e tyre.