Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë raketa HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin e Kurskut dhe duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.
“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta HIMARS amerikanë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse të premten vonë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Si rezultat i sulmit, ura urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuohej, u vranë”, shkroi ajo.
Ura thuhet se ishte një “fyt i ngushtë” logjistik, që përdorej për dërgimin e pajisjeve në vijën e parë të luftimeve.
Shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi tha të premten se forcat e Kievit po përparonin nga një deri në tre kilometra në disa zona në rajonin e Kurskut, 11 ditë pas fillimit të një operacioni në Rusi.
Lexoni edhe këtë Ukraina thotë se vazhdon të përparojë, duke 'forcuar pozitat luftarake' në rajonin rus të KurskutKievi pretendon se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një sipërfaqe prej 1,150 kilometrash katrorë në rajonin rus të Kurskut që nga 6 gushti.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e palëve për zhvillimet në fushën e betejës.
Rusia ka akuzuar Perëndimin për mbështetjen dhe inkurajimin e ofensivës së parë tokësore të Ukrainës në territorin rus dhe tha se "pushtimi terrorist" i Kievit nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës.
Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mund ta lejojnë presidentin rus Vladimir Putin ta fitojë luftën në Ukrainë, të cilën ai e filloi në shkurt të vitit 2022, deri tani e kanë paraqitur sulmin e befasishëm të Ukrainës si një veprim mbrojtës, që justifikon përdorimin e armatimeve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët në Uashington.