Ditari - Kurti: Hapja e urës nuk është kundër partnerëve të Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt, ndërsa diplomacia perëndimore e ka kritikuar qeverinë për mungesë bashkërendimi për këtë çështje. Ndërsa zjarret vijojnë në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të thella, ekspertët bëjnë thirrje për investime për të përballuar pasojat e nxehtësisë së skajshme shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Nënpresidentja Kamala Harris përballet me paragjykime gjinore dhe racore në garën për Shtëpinë e Bardhë.