Australia akuzon vende mike për ndërhyrje nga jashtë

Mike Burgess, drejtor i përgjithshëm i zbulimit australian. 

Drejtori i agjencisë së zbulimit në Australi tha të dielën se disa shtete mike po udhëheqin një operacion për ndërhyrje nga jashtë në vendin e tij, duke shtuar se nëse bëheshin publik emrat e këtyre shteteve, atëherë njerëzit do të habiteshin.

Vitin e kaluar autoritetet në Kanberra thane se Irani ishte përfshirë në ndërhyrje, duket shtuar se shërbimet e zbulimit kishin arritur që të pengonin “individë” që të kryenin operacione survejimi në shtëpinë e një shtetasi iraniano-australian.

“Po ashtu, edhe vende të tjera, po përpiqen në mënyë të fshehtë të ndërhyjnë në sistemin politik të Australisë dhe në komunitetet e diasporës”, tha Mike Burgess, drejtor i përgjithshëm i zbulimit australian.

“Së paku tre deri në katër vende janë përfshirë në mënyrë aktive në ndërhyrjen nga jashtë tek komuniteti i diasporës në Australi. Disa vende do t’u habisnin. Disa janë miqtë tanë”, tha ai gjatë një interviste me rrjetin televiziv publik ABC.

Ai nuk identifikoi vendet e tjera të përfshira ndërsa konfirmoi dyshimet e qeverisë për përfshirje të Iranit.