Ditari- Shkaqet dhe pasojat e protestave në Britani
Your browser doesn’t support HTML5
Pjesëtarë të komunitetit serb protestuan sot kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër. Plani i qeverisë së Kosovës për të hapur urën është kundërshtuar nga KFOR-i dhe diplomatët perëndimorë.
Në Britani, autoritetet po përgatiten për mundësinë e protestave të tjera kundër emigrantëve. Vendi është përfshirë në trazirat më të rënda në 13 vitet e fundit. Gjatë Ditarit mbi këto zhvillime do të kemi një intervistë me Doktor Andi Hoxhaj, lektor në “Kolegjin Universitar të Londrës”.
Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olimpike të Parisit po shoqërohet me kritika nga atletë dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut.