Distria Krasniqi nga Kosova me medalje të argjentë në Lojërat Olimpike

  • Leonat Shehu

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjentë në Lojërat Olimpike në Paris. Ajo humbi në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra.

Distria Krasniqi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo është medalja e dytë olimpike e Distria Krasniqit pasi në Lojërat Olimpike të mbajtura në vitin 2021 në Tokio ajo kishte fituar medaljen e artë në kategorinë deri 48 kilogramë.

Duke përgëzuar Distria Krasniqin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi ne rrjetet sociale se “Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”.

Kjo është medalja e katërt për Kosovën që nga pjesëmarrja e saj e parë në këto gara në vitin 2016.

Në lojërat e sivjetme Kosova përfaqësohet nga një ekip prej nëntë vetash, duke përfshirë pesë xhudistë.