Atletët ukrainas në Lojërat Olimpike me kokën pas nga familjet në shtëpi

Përfaqësuesit e Ukrainës në Lojërat verore Olimpike në Paris, veç ngarkesës emocionale të garave, mbajnë mbi vete edhe barrën e shqetësimit të famiiljeve që kanë lënë pas, ndërsa sulmi rus kundër vendit të tyre po vazhdon.

Ukraina po merr pjesë në Olimpiadën e këtij viti me 140 atletë në sporte dhe disiplina të ndryshme.

Your browser doesn’t support HTML5

Atletët ukrainas në Lojërat Olimpike me kokën pas nga familjet në shtëpi


Atletët ukrainas u nisën drejt Parisit me tren, sepse udhëtimi me aeroplan është i pasigurt, për shkak të sulmeve me raketa dhe dronë të ushtrisë ruse.

“Është përgjegjësi e madhe. Kam dhënë fjalën se do të bëj gjithçka që ta bëj krenar vendin dhe djalin tim. Por, me sulmet me raketa dhe situatën në vendin tonë, ëndrrat e mia zënë vendin e dytë”, thotë mundësi Parviz Nasibov, i cili fitoi medaljen e argjendë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020.

Gruaja e tij Olena mundohet ta fshehë shqetësimin, para se bashkëshorti i saj të nisej drejt kryeqytetit francez.

“Ai është gjithmonë aty për ne. Do të flasim në telefon. Do të na mungojë, por ia vlen”, tha ajo.

Xhudisti Bogdan Iadov, i cili fitoi medaljen e artë në kampionatin evropian të vitit 2022, thotë se përqëndrimi i atletëve në garë është i vështirë.

“Vazhdimisht mendojmë për familjen, nëse një raketë si ajo që goditi spitalin e fëmijve godet shtëpinë tonë. Sigurisht që është e vështirë të stërvitesh, të garosh. Por ndoshta kjo situatë, kjo luftë e tmerrshme më ndihmon. Duhet të jap gjithçka nga vetja”, thotë atleti Iadov.

Olena Kryvytska, e cila konkuron në sportin e skermës, thotë se vëllai i saj në vijën e frontit dhe bashkëluftëtarët e tij do ta mbështesin atë.

“Mendoj se të gjithë sportistët që bëjnë paraqitje të mirë do t'u japin atyre një motivim shtesë. Ata do të shohin se ajo që po bëjnë por të mbrojtur vendin tonë, nuk është e kotë. Qëndresa e tyre po na mundëson ta përfaqësojmë vendin tonë në nivelin më të lartë”, tha ajo.

Sipas ministrisë së sporteve, nga fillimi i luftës, të paktën 488 atletë dhe trajnerë ukrainas janë vrarë, mes të cilëve edhe kampionë evropianë e botërorë.

Megjithëse në të kaluarën Kievi kishte paralajmëruar se mund të mos merrte pjesë në Lojërat Olimpike, ai vendosi të përfaqësohet me 140 atletë, më pak se në të kaluarën.

Atletë nga Rusia dhe aleatit të saj Bjellorusisë, do të lejohen të marrin pjesë në Lojëra si vende neutrale. Himnet, flamujt dhe emblemat e këtyre shteteve nuk do të shfaqen.

Ukraina publikoi në maj udhëzimet për aletët e saj dhe rekomandoi ata që të shmangin kontaktet me atletët nga dy vendet fqinje.