Shkencëtarët zbulojnë një planet gjigand pranë sistemit tonë diellor

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet gjigand me ndihmën e teleskopit hapësinor “James Webb”. Prej shumë kohësh hulumtuesit dyshonin për një objekt të përmasave madhore që rrotullohej rreth një ylli 12 milionë vite dritë larg, por zbulimi i ri i ka befasuar shkencëtarët lidhur me madhësinë e planetit të ri.

Your browser doesn’t support HTML5

Shkencëtarët zbulojnë një planet pranë sistemit tonë diellor


Një planet i vjetër me përmasa gjigande dhe i ftohtë sillet rreth një ylli fqinj. Shkencëtarët përdorën teleskopin hapësinor “James Webb” për të vëzhguar drejtpërdrejt këtë planet me përmasa të ngjashme me Jupiterin. Hulumtuesit përdorën një mekanizëm të teleskopit për të krijuar efektin e hijes. Duke bllokuar dritën e yjeve, hulumtuesit e dalluan planetin si një pikë të dritës infra të kuqe.

Një ekip hulumtuesish ndërkombëtar, i udhëhequr nga shkencëtarja Elisabeth Martthews me Institutin Max Planck në Gjermani, i mblodhi imazhet vitin e kaluar dhe i publikoi gjetjet e tyre në revistën Natyra.

“Ka qenë një pritje e gjatë dhe emocionuese dhe përfundimisht mund të shikojmë dhe konfirmojmë planetin dhe të dhënat”, thotë shkencëtarja Elisabeth Martthews me Institutin Max Planck në Gjermani.

Hulumtimet tregojnë se planeti sillet rreth yllit Epsilon Indi A, rreth 12 milionë vite dritë larg. Një vit dritë është rreth 9.46 trilionë kilometra, ose distanca që drita udhëton për një vit. Shkencëtarët thonë se planetit i duhen rreth 100 deri 250 vite që të sillet rreth yllit.

Lexoni edhe këtë Zbulohet një shpellë në Hënë


Planeti ndodhet rreth 15 herë më larg yllit sesa distanca e Tokës nga dielli ose sa gjysma e distancës mes Saturnit dhe Uranit. Shkencëtarët besojnë se planeti dhe ylli janë 3.5 miliardë vjet të vjetër ose 1 miliard vjet më të rinj sesa sistemi ynë diellor, thotë shkencëtarja Matthews.

“Mendojmë se është planeti më i afërt pranë sistemit tonë diellor që është më i madh se Jupiteri. Planetët e mëdhenj janë interesant për të studiuar anën fizike dhe kimike të formimit të një planeti gjigand”.

Ylli mund të shikohet qartë nga hemisfera jugore. Zbulimi i planetit nënvizon aftësitë që ka teleskopi, thotë shkencëtarja.

Teleskopi hapësinor “James Webb” u lëshua ditën e Krishtlindes në vitin 2021, observatori më i fuqishëm nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.