Ditari - Largimi i presidentit Biden nga gara; ç’ndodh më tej?

Your browser doesn’t support HTML5

Shumë udhëheqës demokratë dhe figura me ndikim në Partinë Demokratike, po shprehen të lehtësuar pas vendimit të Presidentit Biden që të mos rikandidojë. Sfida e parë e demokratëve tani është arritja e një konsensusi rreth një kandidati presidencial nën trysninë kohore të Kuvendit Kombëtar që mbahet muajin e ardhshëm në Çikago. Në Shqipëri, ministri i Shtetit, për Pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme ku mësohet të jetë pyetur rreth kompanisë 5D e cila dyshohet se është në pronësi të dy ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar në muajin mars. Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë, duke hequr përjashtimin e deritashëm për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga autoritetet në Beograd, për serbët e Kosovës. autoritetet në Prishtinë u shprehën të zhgënjyer me vendimin e Bashkimit Evropian.