Përpjekjet për të shpëtuar të vetmin lloj të pinguinëve në Afrikë 

A group of endangered African penguins walk on a beach at Cape Town's famous Boulders penguin colony, a popular tourist attraction and an important breeding site for African penguins that are suffering an outbreak of avian flu in Cape Town, South Africa,

Ekspertët paralajmërojnë se pinguini afrikan mund të zhduket deri në vitin 2035. Dy organizata mjedisore po ndërmarrin hapa ligjore që qeveria e Afrikës së Jugut të ndihmojë për ta shpëtuar këtë specie.

Pinguini afrikan është i vetmi që jeton dhe shumohet ekskluzivisht në Afrikë. Fatkeqësisht ky lloj pinguini mund të zhduket brenda një dekade.

Nga regjistrimi i fundit që është bërë, rezultuan më pak se 10 mijë çifte të mbetura. Shumica e tyre, mbi 8300, janë në Afrikën e Jugut, një rënie kjo krahasuar me 27100 që ishin në vitin 2008.

Your browser doesn’t support HTML5

Përpjekjet për të shpëtuar të vetmin lloj të pinguinëve në Afrikë

Për ta ndalur këtë rënie, Fondacioni i Afrikës së Jugut për Konservimin e Shpendëve Bregdetarë (SANCCOB), dhe organizata partnere BirdLife South Africa, ngritën një padi për të siguruar vendosjen e kufizimeve më domethënëse ndaj peshkimit.

“Pinguinët afrikanë ushqehen me specialitete, p.sh. me sardele. Por, kjo do të thotë se janë në konkurencë me industrinë e peshkimit”, thotë Nicky Stander, drejtuese për konservimin në organizatën SANCCOB.

Në gusht të vitit të kaluar, ish-ministrja e Pyjeve, Peshkimit dhe Mjedisit, Barbara Creecy njoftoi se gjashtë zona ku ndalohet peshkimi do të jenë në fuqi deri në vitin 2033.

Këto zona shtrihen në një rreze prej 20 kilometrash dhe shkencëtarët thonë se ato kanë ndihmuar, në veçanti gjatë sezonit të shumimit.

Megjithatë organizata SANCCOB thotë se një komitet ekspertësh ndërkombëtarë të emëruar nga ministrja dy vite më parë, rekomanduan masa shtesë për të caktuar zonat ku pinguinët gjejnë ushqimin e tyre, në mënyrë që të mbrohen edhe këto zona.

“Nuk është zbatuar ky rekomandim, pra nuk është ulur konkurenca mes industrisë së peshkimit dhe pinguinëve”, thotë zonja Stander.

Në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar rreth padisë, zëdhënësi i Departamentit të Pyjeve, Peshkimit dhe Mjedisit tha se çështja është në shqyrtim dhe do të jetë përpara gjykatës në tetor.

Ndërsa procesi juridik vazhdon, organizata SANCCOB po mbledh fonde për qendrën e saj për rritjen e pinguinëve të vegjël në Table View, në Cape Town.

Qendra mbledh në vit rreth 400 vezë dhe rreth 600 pinguinë të vegjël që janë braktisur. Arsyet për largimin e prindërve janë që nga mungesat në ushqim dhe deri në kushtet ekstreme të motit, si valët e të nxehtit apo përmbytjet.

“Njësia e re për rritjen e pinguinëve të vegjël do të na mundësojë të pranojmë më shumë vezë nga kolonitë, pasi na jep hapësirat për të patur më shumë inkubatorë”, thotë zonja Shaik.

Organizatës i duhen edhe 14 mijë dollarë të tjerë për të mbaruar ndërtimin e pavionit të ri ku pinguinët e vegjël do të marrin kujdesin e duhur dhe për t’u lënë të lirë më pas në natyrë.