Ditari - Kosovë, komisioni parlamentar: Kërcënimi nga Serbia mbetet i lartë
Your browser doesn’t support HTML5
Zyrtarë në Prishtinë thanë se Serbia dhe organizata që strehohen dhe trajnohen në këtë shtet, paraqesin kërcënim të lartë për situatën e sigurisë në Kosovë.
Në Shtetet e Bashkuara, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani.
Senatori demokrat amerikan Bob Menendez, i shpallur fajtor nën akuza federale për korrupsion, rrezikon vite të tëra burg. Ekspertët thonë se vendimi tregon se askush nuk është mbi ligjin.