Ditari- Biden mbron me vendosmëri vendimin për të vazhduar garën presidenciale

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë që u publikuan sot tregojnë tkurrje dhe plakje të popullsisë krahasuar me të dhënat e regjistrimit të kaluar në vitin 2011. Ekspertët e fushës vlerësojnë se ndryshimet e tilla demografike kërkojnë investime të reja në vend. Në Mal të Zi, Gjykata e Lartë liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Presidenti demokrat Joe Biden deklaroi se nuk tërhiqet nga gara ndërsa në kampin tjetër, republikanët po përgatiten për Kuvendin Kombëtar që nis të hënën e ardhshme.