Ditari - Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Ismail Kadare

Your browser doesn’t support HTML5

Të hënën në mëngjes u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare, kolosi i letrave shqip, Ismail Kadare. Figura e tij nderohet në Shqipëri dhe Kosovë. Gjykata e Lartë amerikane vendosi sot se presidentët gëzojnë imunitet absolut për aktet zyrtare dhe nuk kanë imunitet për aktet jo zyrtare. Ajo ia delegoi çështjen një gjykate më të ulët për të përcaktuar se cilat nga veprimet e ish-presidentit Trump, lidhur me 6 janarin 2021, ishin zyrtare dhe cilat jo. Hungaria, merr drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian mes shqetësimesh mbi qasjen e vendit ndaj Brukselit.