Ditari - Assange pranon fajësinë në këmbim të lirimit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, të paktën 5 mjekë dhe specialistë të Spitalit Onkologjik në Tiranë, si dhe dy administratorë të një spitali privat dhe një depoje farmaceutike, u vunë në arrest shtëpie ose me masën detyrim paraqitje, pasi dyshohet se orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale, në klinika private për qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin shtetëror. Do t’u ndiqni dhe një material mbi prishmëritë e takimit nesër në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takimi I parë mes tyre pas më shumë se nëntë muajsh. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç takohen të mërkurën në Bruksel. Themeluesi i 'WikiLeaks-it' Julian Assange pritet të pranojë fajësinë se ka shkeluar Aktin amerikan të Spiunazhit, në këmbim të lirisë së tij.