Ditari - James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global në Departamentin e Shtetit James Rubin thotë se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa njohje. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen më 26 qershor, në një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Diplomatë amerikane e të Bashkimit Evropian i kërkuan autoriteteve shqiptare, që të rrisin më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.