Ditari - Bruksel, diskutime mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutojnë mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura një vit më parë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruajnë një pakt të ri që përfshin zotimin për ndihmë të ndërsjellë nëse njëri prej vendeve të tyre, sulmohet. Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, sulmet ajrore izraelite në Gazë mund të kenë shkelur "ligjet e luftës".