Ditari - Izrael, shpërndahet kabineti i luftës

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryeministrit Sali Berisha, drejtimin e Partisë Demokratike, në një intervistë për Zërin e Amerikës Lulzim Basha përjashton çdo formë bashkëpunimi me ata që i cilëson si hije të së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e jo spekulimesh. Komentet vijnë si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve në Kosovë të cilët thanë se kanë informacione se është rekomanduar heqja e masave ndëshkuese ndaj vendit. Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump po bëjnë fushatë duke u përqëndruar tek sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar, duke a parë atë në këndvështrime krejt të ndryshme.