Juria që do të vendosë mbi fatin e ish Presidentit Donald Trump në gjyqin penal kundër tij ka dalë me vendim, tha të enjten gjykatësi i Nju Jorkut.
Zyrtarët e gjykatës nuk thanë nëse juria e ka gjetur zotin Trump fajtor apo të pafajshëm për akuzat se ka falsikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj, gjatë zgjedhjeve të 2016.
Juria pritet të njoftojë vendimin së shpejti.
Lexoni edhe këtë Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë; Çfarë ndodh në vazhdim?