Shtetet e Bashkuara regjistruan të premten numrin më të lartë të pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore në një ditë të vetme, 2.95 milionë pasagjerë.
Shifra rekord e udhëtarëve vjen ndërsa amerikanët kanë mundësi të shfrytëzojnë një fundjavë të gjatë, pasi në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve, në nderim të atyre që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.
Dita e të Rënëve është gjithashtu një ditë optimizmi, që shënon fillimin e sezonit të verës në Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, një grup që përfaqëson kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA tha se parashikon një rekord udhëtarësh gjatë verës, rreth 271 milionë pasagjerë, 6.3 për qind më shumë se vitin e kaluar