Ditari- Plagoset kryeministri i Sllovakisë Robert Fico

Your browser doesn’t support HTML5

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë po takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje mbi përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Në Tiranë, përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim (AADF) theksuan sot se projekti i tyre për menaxhimin e Butrintit synon ruajtjen e pasurive arkeologjike dhe shtimin e vizitorëve. Suedia po organizon stërvitjen më të madhe të NATO- në Evropë, pas anëtarësimit në aleancë . Ushtritë e vendeve anëtare po stërviten së bashku për të penguar çdo agresion të mundshëm.