Policia kufitare në Moldavi tha të enjten se kishte gjetur fragmente të një droni rus të prodhuar nga Irani në anën e saj të kufirit me Ukrainën.
Në një deklaratë të policisë thuhet se fragmentet u gjetën pranë fshatrave Etulia dhe Vladiceni dhe mbanin mbishkrimin Heran-2, një emër tjetër për dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të përdorur nga Rusia në konfliktin e saj me Ukrainën.
Fragmentet u gjetën në një zonë rreth 500 metra nga kufiri me Ukrainën, tha policia. Në fragmente nuk kishte asnjë element të rrezikshëm dhe ato nuk paraqisnin rrezik për banorët e zonës.
Ka pasur disa raste të tjera të gjetjes së fragmenteve të dronëve dhe raketave ruse në territorin e Moldavisë, që shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë. Fragmente droni u gjetën pranë fshatra të njëjtë në shkurt.
Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu ka denoncuar agresionin e Rusisë ndaj fqinjit të saj dhe ka veçuar Moskën dhe korrupsionin si dy kërcënimet më të mëdha për sovranitetin e vendit të saj.
Presidentja Sandu ka përcaktuar si objektiv kryesor politik anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian.