Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Sllovakët po votojnë këtë të shtunë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, duket se ka epërsi në garën për postin kryesisht ceremonial.

Një fitore e zotit Pellegrini, që aktualisht mban detyrën e kryetarit të Parlamentit, do të forconte më shumë pushtetin e kryeministrit Fico, duke u dhënë aleatëve të tij kontroll mbi postet kyçe.

Partia e kandidatit Pelegrini i është bashkuar koaliconit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën.

Presidentja aktuale, Zuzana Čaputová, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e fqinjit të saj në përballjen ndaj agresionit rus.

Në garë marrin pjesë 9 kandidatë. Nëse asnjë prej tyre nuk arrin të fitojë shumicën e votave, siç pritet, dy kandidatët me numrin më të lartë të votave do të përballen në balotazh më 6 prill.