OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Rripin e Gazës pothuaj e sigurt

  • Margaret Besheer

Displaced Palestinian children wait to receive free food at a tent camp as the conflict between Israel and Hamas continues, in Rafah in the southern Gaza Strip, Feb. 27, 2024.

Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston një rrezik i lartë i urisë së shkaktuar nga konflikti në Rripin e Gazës nëse lufta nuk ndalet së shpejti.

“Nëse asgjë nuk bëhet, ne kemi frikë se uria e përhapur në Gazë është pothuajse e pashmangshme dhe konflikti, në të cilin që nga tetori janë vrarë pothuajse 30,000 njerëzve dhe janë plagosur më shumë se 70,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të sjellë më shumë viktima”, tha Ramesh Rajasingham, drejtor i divizionit të koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së.

Ai foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Algjeria, Guajana, Sllovenia dhe Zvicra, mes shqetësimeve në rritje se uria po përdoret si armë lufte.

Zoti Rajasinghami tha se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, 25% e popullsisë, janë një hap larg urisë dhe praktikisht e gjithë popullata po mbështetet në ndihmën e pamjaftueshme ushqimore humanitare për të mbijetuar.

“Gaza po përballet me nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në botë”, tha Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. “Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është i kequshqyer në mënyrë akute.”

Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një memorandum dërguar Këshillit të Sigurimit para takimit përmendi rrezikun e urisë të shkaktuar nga konflikti.

“Nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar urinë e shkaktuar nga konflikti dhe pasigurinë e përhapur ushqimore në Gazë”. Ai bëri thirrje për një armëpushim dhe i kërkoi këshillit të përdorë ndikimin e tij dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar dergimin e ndihmave në dhe brenda Gazës.

Izraeli mohoi akuzat se po pengon ose kufizon dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

“Vetëm një armëpushim, i cili duhet të respektohet nga të gjitha palët në konflikt, mund të garantojë dërgimin e ndihmave humanitare pa ndërprerje, duke siguruar ndihmën e duhur dhe në kohë”, tha ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Žbogar.

Madje edhe Shtetet e Bashkuara, aleati më i madh i Izraelit, tregoi shprehu pakënaqësinë me ritmin e ngadaltë të dërgimit të ndihmave, duke i bërë thirrje Izraelit që të mbajë të hapur të paktën një pikë kufitari për kalimin e ndihmave. “Thjesht, Izraeli duhet të bëjë më shumë”, tha ambasadori Robert Wood.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake për të shkatërruar Hamasin pasi militantët e tij u futën në Izraelin jugor më 7 tetor dhe vranë 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Rreth 250 të tjerë u morën peng.

Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, ende mban rreth 130 pengje në Rripin e Gazës, duke përfshirë 30 që besohet të jenë të vdekur.