Ditari- Ndikimi i konfliktit Izrael-Hamas në Ballkan

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” të cilat I hapin rrugë ndërtimit të hoteleve apo projekteve të tjera që konsiderohen si investime strategjike. Ndryshimet e propozuara nga qeveria janë kundërshtuar me forcë nga organizatat mjedisore si dhe nga opozita, sipas të cilëve zonat e mbrojtura rrezikohen të kërcënohen serish. Edhe delegacioni i Bashkimit Europian ka shprehur shqetësim për mungesën e transparence. Në Prishtinë, ekspertët nga vendet e Ballkanit Perëndimër, të mbledhur në një takim për dezinformimin ngritën shqetësimin e ndikimi rus në këtë rajon. Ata theksojnë synimi i Moskës është krijimi i ndasive që shpesh mund të çojnë në dhunë. Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ka botuar ditët e fundit një studim mbi ndikimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se konflikti në Lindje të Mesme po përshkallëzon ndasitë në Ballkanin Perëndimor. -