Ditari - SHBA: Turqia mund të blejë avionë F35, por të heqë dorë nga raketat ruse

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, opozita mban një protestë përpara selisë së qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në ditën kur 33 vjet më parë në Tiranë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Nisma Evropiane për Stabilitet thotë se nuk ka gjetur prova lidhur me pretendimet e Beogradit zyrtarë se në Kosovë po ndodh “spastrim etnik i serbëve”. Ndërsa marrëdhëniet Turqi-SHBA po përmirësohen me shpejtësi, Uashingtoni i ofroi Ankarasë që t'i lejojë të blerjen e avionëve luftarakë F-35 por duke i kërkuar të çojë në një vend të tretë, raketat S-400 që bleu nga Rusia.