Forcat ruse goditën Ukrainën me 45 dronë të dielën, një sulm që zgjati mbi pesë orë, thanë zyrtarët. Sulmet ndaj nëntë rajoneve ukrainase, përfshirë rrethinat e Kievit, vjen teksa Presidenti Volodymyr Zelenskyy vazhdon riorganizimin e kabinetit të tij të luftës ndërsa agresioni rus hyn në vitin e tretë.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë përmes një deklarate se rrëzuan 40 dronë të tipit "Shahed", të prodhuara nga Irani.
Sulmi rus vuri në shënjestër objektet bujqësore dhe infrastrukturën bregdetare, njoftuan zyrtarët e forcave të mbrojtjes jugore të Ukrainës në rrjetin Telegram. Zyrtarët thanë se sulmi rus me dron në rajonin Mykolaiv shkaktoi një të plagosur dhe dëmtoi një ndërtesë banimi.
Një person tjetër u plagos në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës pas shpërthimit të zjarrit si pasojë e rënies së mbetjeve të një droni të rrëzuar, tha komanda ushatake ukrainase për rajonin.
Zbulmi ushtarak ukrainas tha të dielën se forcat ruse po përdorin pajisje për të shfrytëzuar rrjetin satelitor Starlink për organizimin e sulmeve. Zyrtarët ukrainas publikuan si provë regjistrimin e një bisede mes dy ushtarëve rusë.
Rreti satelitor Starlink, i kompanisë Space X, ka lujatur një rol jetik për Kievin duke i dhënë ushtrisë ukrainase një avantazh përballë trupave pushtuese ruse. Space X tha javën e kaluar përmes një deklarate se "nuk bën asnjë lloj biznesi me qeverinë ruse ose ushtrinë e saj".