Ditari-Shqipëri, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, 47 deputetë të opozitës i propozuan Kuvendit të ndryshojë përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Por, bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i thanë Zërit të Amerikës, se ecuria e reformës zgjedhore nuk është çështje përfaqësimi, por çështje e vullnetit politik.
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Mjekësisë. Ajo shfuqizoi afatet dy, tre dhe 5-vjeçare të parashikuara në ligj për të punësuar brenda vendit studentët e mjekësisë, përpara se t’u dorëzohej diploma.
Në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhanë sot dorëheqje për t’ia hapur rrugën një qeverie teknike.