Kryeministri hungarez Viktor Orbán, shkroi në rrjetin X, i njohur deri se e ka ftuar kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Budapest për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO-s.
Ftesa u bë ndërsa Hungaria dhe Turqia mbeten të vetmet vende anëtare të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për t'iu bashkuar aleancës. Anëtarësimi në NATO kërkon pajtimin e të gjitha vendeve anëtare, por më shumë se një vit vonesa në Budapest dhe Ankara kanë zhgënjyer aleatët e tjerë që duan të zgjerojnë aleancën mes luftës së Rusisë në Ukrainë.
Viktor Orbán, një politikan i krahut të djathtë, i cili ka qenë i vakët në mbështetjen e tij për Ukrainën fqinje dhe ka ruajtur një marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ka premtuar prej kohësh se Hungaria nuk do të jetë anëtari i fundit i NATO-s që do të ratifikojë kërkesën e Suedisë.
Pas një vonese mbi një vjeçare, parlamenti turk pritet të hap diskutimin të martën për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Vendimi pason miratimin nga Komisioni i Parlamentit turk për Marrëdhëniet me Jashtë të kërkesës së Stokholmit për anëtarësim në aleancën perëndimore muajin e kaluar.
Presidenti turk Recep Tayyio Erdogan i dha fund kundërshtimit të tij ndaj anëtarësimit të Suedisë vitin e kaluar në përgjigje të përpjekjeve të Stokholmit për të luftuar përkrahësit e militantëve kurdë dhe grupet tjera në Suedi që Ankaraja i konsideron si kërcënim për sigurinë.
Presidenti Erdogan gjithashtu e ka lidhur hapur anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Kanadasë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s që të heqin embargot e armëve ndaj Turqisë.
Lexoni edhe këtë Parlamenti turk pritet të ratifikojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATONdonëse kryeministri Orbán thotë se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë, pretendon se ligjvënësit e partisë së tij Fidesz nuk janë të bindur për shkak të atyre që ai i quajti "gënjeshtra të hapura" të politikanëve suedezë për gjendjen e demokracisë në Hungari.
As kryeministri Orbán dhe as zyrtarët e tij të lartë nuk kanë treguar se çfarë kërkohet saktësisht nga Stokholmi për të shuar rezervat e tyre për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.
Suedia dhe Finlanda i dhanë fund neutralitetit të tyre dhe kërkuan anëtarësimin në NATO, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë pas agresionit rus në Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022. Finlanda u bë vendi i 31-të i NATO-s vitin e kaluar dhe Hungaria dhe Turqia ishin vendet e fundit që e ratifikuan kërkesën e saj.
Nëse nuk organizohet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit të Hungarisë për të debatuar këtë çështje, seanca e rregullt e planifikuar pritet më 26 shkurt.