Sulmohet në Detin Arabik një anije që ka lidhje me Izraelin

Kjo fotografi e bërë nga sateliti e publikuar nga Maxar Technologies më 28 nëntor 2023, tregon anijen 'Galaxy Leader' që ka lidhje me Izraelin, e cila u mor peng nga luftëtarët Huthi të Jemenit më 19 nëntor

Një kompani e transportit detar njoftoi se një dron ka goditur një anije tregtare që ka lidhje me Izraelin në brigjet e Indisë në Detin Arabik.

Firma britanike ‘Ambrey’ tha se sulmi të shtunën e dëmtoi anijen, por nuk shkaktoi viktima. Incidenti në cisternën me flamur të Liberisë ndodhi rreth 200 kilometra në jugperëndim të portit indian të Veravalit.

Kompania ‘Ambrey’ thotë se sulmi mbi anijen shkaktoi një zjarr në kuvertë, i cili më vonë u shua. Anija po udhëtonte nga Arabia Saudite drejt Indisë, tha kompania ‘Ambrey’.

Lexoni edhe këtë Sulmohet me dron iranian anija me pronësi izraelite


Që nga fillimi e luftës në Lindjen e Mesme, anijet që kanë lidhje me Izraelin apo edhe me vende perëndimore janë sulmuar në ujërat ndërkombëtare nga grupe që e përkrahin grupin militant Hamas.