Ditari- Zyrtarët amerikanë i bëjnë trysni Izraelit të mbrojë civilët në Gazë
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e një 30 vjeçareje më 29 nëntor në Prishtinë. Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i së ndjerës Liridona Murseli, i cili akuzohet se organizoi vrasjen, në bashkëpunim me dy persona të tjerë.
Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komunën e Klinës në Kosovë, Veton Raci thotë për Zërin e Amerikës, se banorët e zonës nuk do të ndalen derisa të jenë të sigurt që kjo fabrikë nuk do të ndërtohet.
Përpjekje për ruajtjen e mjeshtërive të gurit në qytetin e Gjirokastrës.