Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin takon trupat amerikane në Poloni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua me forcat ushtarake amerikane në Poloni mëngjesin e sotëm, për t’i falenderuar për shërbimin e tyre.

“Do donim të jetonim në një botë ku nuk do të nevojiteshin kapacitetet mbrojtëse, por nga ndihma që i kemi dhënë Ukrainës dhe ndihma që po i ofrojmë Izraelit kemi mësuar se kapacitetet mbrojtëse ajrore luajnë një rol të rëndësishëm”, tha zoti Austin.

Zoti Austin shkoi në Poloni pas vizitoi Ukrainën të hënën, ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy. Sekretari amerikn i Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerën e 100 milionë dollarëve, në kuadër të përpjekjejve për të siguruar zyrtarët e Kievit se Uashingtoni do vazhdojë t’i mbështesë përballë agresionit rus.

Zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes thanë se Sekretari Austin shkoi në Kiev për të diskutuar planet afatshkurtra për stinën e dimrit, si dhe për të planifikuar ndihmën e ardhshme në fushën e sigurisë.

Ndërkohë sot, Gjermania njoftoi se do të ndihmojë Ukrainën me një tjetër paketë ndihme në vlerën e 1.3 miliardë eurove.

Paketa e re u njoftua nga ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius i cili po viziton sot Kievin.