Ditari - Qeveri e re në Mal të Zi; opozita: “ditë e errët” për vendin

Your browser doesn’t support HTML5

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ripërsëriti në Beograd kërkesën e Perëndimit që Kosova të themelojë Asociacionin, e Serbia të njohë “de fakto” pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ripërsëriti qëndrimin e vendit të tij, për të mos njohur pavarësisë së Kosovës. Qeveria e re e Malit të Zi me kryeministrin Milojko Spajiç premton zhbllokim të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ndërkohë grupe qytetarësh protestuan në Podgoricë kundër përfshirjes në qeveri të partive pro-serbe dhe pro-ruse. Ushtria izraelite po vazhdon operacionet tokësore në Gazë për të shkatërruar infrastrukturën e grupit militant palestinez Hamas, ndërsa kryeministri Netanjahu hodhi poshtë thirrjet që i janë bërë vendit të tij për një armëpushim për të lejuar ndihmat humanitare.