Në Shqipëri Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të ish anëtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj.Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme e cila e akuzon ish gjyqtarin për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, janë 7 pasuri të ndryshme që konfiskohen, nga një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash katrorë në Himarë deri të disa apartamente apo lokale në në zonën e Shëngjinit.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj zotit Zenelaj dhe çështja është në gjykim. Hetimet ndaj tij dhe një grupi tjetër ish gjyqtarësh të lartë nisën pas denoncimit të një avokati.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, dënohet gjyqtari i parë i rrëzuar nga procesi i vetingut
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit shërbim prove, ish kryetarin e gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ndërsa në proces gjykimi janë dhe ish anëtari tjetër i kësaj Gjykate, Fatos Lulo, si dhe ish anëtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi. Për të gjithë akuza është ajo e fshehjes së pasurive, ndaj të cilave është vendosur dhe masa e sekuestros.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, nën sekuestro pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të lartë