Presidenti amerikan Joe Biden mban të martën fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ai do të përpiqet të bindë udhëheqësit se vizioni i tij për drejtimin e Shteteve të Bashkuara dhe qasja ndaj politikës së jashtme do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve më urgjente të botës.
Disa nga këto probleme përfshijnë ndryshimet e klimës dhe luftën në Ukrainë që ka ndikim të gjerë në zinxhirin global të furnizimit dhe tek inflacioni.
Lexoni edhe këtë Çështjet politike, ekonomike dhe klimatike në qendër të takimit vjetor të OKB-sëUdhëheqësit e vendeve kundërshtare të Shteteve të Bashkuara po e anashkalojnë Asamblenë. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk do të marrë pjesë. As presidenti kinez Xi Jinping, apo kryediplomati i tij, Wang Yi nuk do të jenë të pranishëm.
Një objektiv kyç për presidentin Biden në fjalimin e tij është të ruajë mbështetjen për Ukrainën mes thirrjeve në rritje nga vendet në Jugun Global për të përshpejtuar negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit.
Qytetarët e këtyre vendeve në zhvillim mbajnë barrën e kostos së konfliktit në çmimet globale të energjisë dhe ushqimeve dhe janë gjithnjë e më të shqetësuar për mundësinë e një lufte të gjatë.
Shumica e anëtarëve joperëndimorë të OKB-së duan të shohin një zgjidhje diplomatike të luftës sa më shpejt, i thotë Zërit të Amerikës Richard Gowan, një ekspert për OKB-në në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Lexoni edhe këtë Në OKB, presidenti Biden do të bëjë thirrje për mbështetje për Ukrainën“Edhe disa nga ata që e kuptojnë situatën e Ukrainës mendojnë se Kievi duhet të fillojë negociatat, ndërsa trupat ruse janë ende në territorin e tij”, thotë ai.
“Fakti që kundërofensiva ukrainase ka bërë pak përparime që bien në sy spektakolare, ua përforcon idenë se është koha për diplomaci”, shton zoti Gowan.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë theksojnë se Uashingtoni do të mbështesë negociata paqeje për një "paqe të drejtë" në Ukrainë bazuar në parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit.
Çelësi i dialogut me vendet e hemsiferës jugore, është një takim dypalësh i planifikuar të mërkurën me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, kryesuesin e ardhshëm të 20 ekonomive më të mëdha, ose G20-ës.
Ai ka kritikuar Perëndimin për zgjatjen e konfliktit përmes mbështetjes ushtarake për qeverinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe ka bërë thirrje për bisedime paqeje.
Presidenti Biden do të takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Lexoni edhe këtë Netanyahu përgatitet për takimin e shumëpritur me presidentin amerikanSHBA-ja ka kritikuar politikat e vijës së ashpër të qeverisë së zotit Netanyahu, përfshirë planin për reformat në gjyqësor, për të cilin kritikët thonë se është rrezik për demokracinë e Izraelit.
Presidenti ukrainas Zelenskyy do të ketë mundësinë të flasë drejtpërdrejt në Asamblenë e Përgjithshme po të martën, ku ai merr pjesë për herë të parë personalisht që kur filloi agresioni i Rusisë. Udhëheqësi ukrainas do të pritet në Shtëpinë e Bardhë të enjten.