Takimi Erdogan-Putin në Soçi, përpjekje për ringjalljen e marrëveshjes së grurit

Russian President Vladimir Putin meets with Turkish President Tayyip Erdogan in Sochi, Russia, September 4, 2023.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të bindë homologun e tij rus Vladimir Putin që të kthehet tek marrëveshja e eksportit të grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi. Në korrik, Rusia u tërhoq nga pakti me pretendimin se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave kimike, nuk po zbatohej.

Presidenti rus Putin në korrik refuzoi të zgjaste marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë dhe konsiderohej jetike për rrjetin global të furnizimit me ushqime, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera në të cilat mbështeten vendet në zhvillim.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se marrëveshja e grurit ishte çështja kryesore në bisedimet njëditore midis dy udhëheqësve në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, ku presidenti rus ka një shtëpi pushimi.

“Të gjithë po ndjekin me vëmendje çështjen e korridorit të grurit në marrëdhëniet Turqi-Rusi. Besoj se mesazhi që do të japim pas takimit tonë përmes konferencës për shtyp do të shënojë një hap të rëndësishëm për botën, veçanërisht për vendet e pazhvilluara afrikane”, tha Presidenti Erdogan.

Presidenti rus Putin në takimin me zotin Erdogan u përqendrua tek marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ndonëse kanë kaluar disa muaj, ritmi i zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë, i arritur me pjesëmarrjen tuaj të drejtpërdrejtë, është ruajtur. Dua të theksojë faktin se vitin e kaluar shkëmbimet tregtare mes vendeve tona janë rritur me më shumë se 80 për qind, me duket 86 për qind, në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo prirje pozitive po vazhdon. Nuk është aq e fuqishme krahasuar me vitin e kaluar, por është ende pozitive”, tha ai.

Në muajin korrik, Presidenti Putin nuk pranoi ta zgjaste marrëveshjen për eksportimin e grurit të Ukrainës, e cila u ndërmjetësuar para një viti nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.


Rusia është ankuar se një marrëveshje paralele që parashikonte heqjen e pengesave për eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike nuk po zbatohej.

Takimi mes Presidentit turk Erdogan dhe atij rus Putin zhvillohet në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar kundërofensivën ndaj forcave ruse, më shumë se 18 muaj pas fillimit të agresionit rus.