Policia dhe mediat në Bonjë thanë se një burrë vrau ish-gruan e tij dhe e transmetoi vrasjen drejtpërdrejt në rrjetin Instagram si dhe vrau dy persona të tjerë ndërsa ishte në arrati, përpara se të vetëvritej.
Ngjarja ndodhi në qytetin verilindor të Bosnjës, Gradaçac, ku sulmuesi plagosi gjithashtu tre persona të tjerë përpara se të “kryente vetëvrasje”, tha në një deklaratë policia në qendrën rajonale të Tuzllës.
Prokurorët thanë se pasi vrau ish-gruan e tij, burri doli në rrugët e Gradaçacit me pistoletë dhe qëlloi dhe vrau një burrë dhe djalin e tij. Ai gjithashtu plagosi një polic, një burrë tjetër dhe një grua në vende të ndryshme në komunitet.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë ndodhi sot në Gradaçac”, tha kryeministri i Federatës ë Bosnjës Nermin Nikshiç. “Vrasësi i mori jetën vetës ne fund por askush nuk mund të rikthejë viktimat e tij në jetë”, shtoi ai.
Autoritetet nuk dhanë menjëherë hollësi për motivet e mundshme të ngjarjes së sotme.
Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanoviç nga Gradaçaci, postoi një video jashtëzakonisht shqetësuese në Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin drejtpërdrejtë një vrasje. Më pas, videoja e shfaqi atë duke e qëlluar një grua në ballë ndërsa klithma e një fëmije dëgjohet aty pranë. Më vonë videoja u hoq nga Instagrami.
Ndërsa policia po e ndiqte, burri transmetoi dy video të tjera në Instagram, duke pohuar se ka qëlluar të paktën edhe dy persona, ndërsa po arratisej.
Media boshnjake tha se Sulejmanoviç, 35 vjeçar, ishte trajner në një palestër dhe ishte arrestuar në të kaluarën për trafikim droge dhe sulm ndaj një zyrtari policor.
Policia tha se personat që shkruan mesazhe mbështetëse në postimet e vrasësit në Instagram do të merren në pyetje dhe mund të përballen me pasoja ligjore.