Udhëheqësit e tetë vende përgjatë të të cilëve shtrihen pyjet tropikalë të Amazonës u kërkuan vendeve më të industrializuara të bëjnë më shumë për të ndihmuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit më të madh tropikal në botë. Udhëheqësit janë mbledhur në Brazil për të përcaktuar një kurs të përbashkët në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Sipas tyre, barra për të ndaluar shkatërrimin e Amazonës nuk mund të bjerë vetëm mbi disa vende, për sa kohë ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga shumë shtete.
Anëtarët e organizatës që synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm në Amazonë, Organizata për Bashkëpunim në Amazonë, kanë shpresë së të qenit të bashkuar do të shërbejë për t’i dhënë më shumë zë bisedimeve mbi klimën.
Ata shpresojnë që të nxisin zhvillimin e nevojshëm ekonomik të vendeve të tyre për të parandaluar që dëmtimi i Amazonës të mos shkojë deri në atë pikë sa të mos mbetet më gjë për të bërë.
Shkencëtarët thonë se kur niveli i shkatërrimit të pylli të arrijë 20-25 për qind, reshjet e shiut do të pakësohen në mënyrë dramatike, duke e kthyer më shumë se gjysmën e pyjeve tropikale në savana tropikale, çka do t’i shkaktonte dëme shumë të mëdha biodiversitetit.