Dega afgane e Shtetit Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan

KHAR, Pakistan (AP) – Një degë afgane e Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Pakistan që vrau të paktën 54 persona në tubimin zgjedhor të një partie pro-talebane, në një nga sulmet më të rënda të rajonit në vitet e fundit.

Shteti Islamik në provincën Khorasan e bëri këtë pretendim në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit Amaq. Grupi tha se sulmuesi aktivizoi një jelek shpërthyes dhe se bombardimi në qytetin veriperëndimor të Bajurit ishte pjesë e luftës së vazhdueshme të grupit kundër formave të demokracisë që ai mendon se janë kundër Islamit.

Sulmi duket se pasqyron ndarjet midis grupeve islamike, të cilat kanë një prani të fortë në provincën Khyber Pakhtunkhwa që kufizohet me Afganistanin. Partia Jamiat Ulema Islam ka lidhje me talebanët afganë dhe pakistanezë.

Sipas policicë të paktën 1,000 njerëz u grumbulluan në një tendë pranë një tregu për tubimin përpara zgjedhjeve të vjeshtës.

Talibanët pakistanezë gjithashtu u distancuan nga sulmi, duke thënë se ato synonin të vinte islamistët kundër njëri-tjetrit.

Sulmi ndodhi disa orë përpara se Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng të mbërrinte në Islamabad, ku nënshkroi marrëveshje të reja për të nxitur lidhjet tregtare dhe ekonomike me Pakistanin.