Qeveria e Kosovës tha të martën në mbrëmje se është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.
Pajtimi është arritur gjatë një takimi në Bratisllavë të hënën ndërmjet zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një komunikatë të qeverisë thuhet se takimi synonte krijimin e parakushteve pёr përforcim tё përqendrimit “nё zbatimin e plotë dhe tё pakusht tё Marrëveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datës 18 mars”.
Nё kёtё kuadër thuhet në njoftim, është arritur pajtimi që qeveria e Kosovёs “publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 për qind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
Më tej thuhet se policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё “pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
Qeveria e Kosovës përmes njё deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinës sё verës, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se Kosova shpreh përkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundësuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
Bashkimi Evropian tha ndërkaq se javën e ardhshme kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për “të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, me shpresën që palët do të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje pa vonesë të mëtejshme”.
Lexoni edhe këtë Lajçak: U pajtuam me kryenegociatorin Bislimi për hapat e parë drejt shtensionimitTensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.
Diplomacia perëndimore që atëherë ka kërkuar uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.
Java e ardhshme mund të shënojë një periudhë të re zhvillimesh për të ulur tensionet në veri që u përshkuan me veprime të dhunshme dhe nxitën shqetësime për ripërtëritje konfliktesh në zonën e trazuar.