Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, në Kosovë, flet ndër të tjera mbi ndikimin në nivel lokal të marrëdhënieve të përkeqësuara mes Uashingtonit dhe Prishtinës, për shkak të mosmarrëveshje mbi situatën në veri të Kosovës.
Zoti Haliti është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një forcë politike që ka nisur së fundmi, një seri debatesh për 'artikulimin e një mendimi të përbashkët shoqëror' për tejkalimin e situatës.
Your browser doesn’t support HTML5
Zoti Haliti thotë se mungesa e një zgjidhjeve për krizën aktuale në veri, po sjell pasoja politike dhe psikologjike në terren, duke shtuar se nuk është koha për protagonizëm politik, por bashkëpunim me partnerët strategjikë të vendit.