Zhdukja e nëndetësen “Titan”, dëgjohen zhurma nën ujë ndërsa përpjekjet për gjetjen e saj zgjerohen 

AMN-GEN TITANIC-SUMERGIBLE DESAPARECIDO

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen e vogël “Titan” me pesë persona në bord, e cila u zhduk gjatë zhytjes për të parë mbetjet shekullore të anijes Titanik, ndërsa minutat kalojnë duke rrezikuar që ata të mbeten pa oksigjen në bord.

Kapiteni i Rojës Bregdetare amerikane, Jamie Frederick tha se gjatë kërkimeve është dëgjuar zhurmë e vazhdueshme çdo 30 minuta gjë që ka nxitur shpresat për gjetjen e nëndetëses që shërbente për qëllime tturistike. Megjithatë deri tani mjeti zhytës nuk është arritur të lokalizohet.

Një anije kërkimore franceze, e pajisur me një robot e që mund të bëjë zhytje në thellësi të mëdha është nisur për në zonë me kërkesë të marinës amerikane.

Sipas Rojës Bregdetare amerikane nëndetësja “Titan”, prodhuar nga kompania amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt në orën 8 të mëngjesit të së dielës.

Nëndetësja e vogël humbi kontaktin me anijen shoqëruese pas gati dy orësh zhytje drejt Titanikut. Brenda nëndetëses, kishte oksigjen për 96 orë për 5 personat në bord dhe sipas llogaritjeve sasia e oksigjenit ishte e mjaftueshme deri të enjten në mëngjes.

Në bordin e nëndetëses ndodhet eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë ‘OceanGate Expeditions’, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Dawood. Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person.