Ushtria libaneze tha të shtunën se kishte arrestuar një udhëheqës të njohur të Al Kaedës në qytetin Deir Ammar, në verilindje të qytetit të Tripolit.
Ushtria e identifikoi të arrestuarin vetëm si "T.M." dhe në një deklaratë tha se arrestimi ishte kryer të premten.
“T.M. është një nga udhëheqësit më të njohur të Al Kaedës dhe themeluesi i celulave të saj në Liban”, thuhej më tej në deklaratë.
“Ai ka luajtur gjithashtu rol kyç në themelimin e organizatës terroriste Fatah al-Islam”, theksohej në njoftim, duke iu referuar një grupi militant të frymëzuar nga Al Kaeda që ishte aktiv në Liban mbi një dekadë më parë.
Ushtria libaneze tha vëmendja ndaj T.M. ra në fund të vitit 2007 pas një beteje të ashpër midis ushtrisë dhe Fatah al-Islamit në një kamp refugjatësh në Libanin verior.
"Fokusi ndaj tij u rikthye pas ngritjes së Shtetit Islamik dhe grupit militant sirian Fronti Nusra”, shtoi ushtria libaneze.