Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kërkoi sot dënimin e ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i akuzuar për "fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë".
Për këtë vepër penale parashikohet një dënim nga gjobë deri në 3 vjet burgim. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burgim, por të konvertuar në dy vjet shërbim prove.
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Dedja akuzohet se ka fshehur një apartament në bregdet, në zonën e Golemit në Kavajë, me sipërfaqe 60 m2, të cilin ka deklaruar se i përket të vëllait dhe se ai e kishte vetëm në përdorim.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, nën sekuestro pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të lartëNë Prill të vitit 2021, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e këtij apartamenti nën sekuestro. Një vendim që u konfirmua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, për fshirë dhe gjykatën kushtetuese në fund të vitit të kaluar.
Lexoni edhe këtë Rivlerësimi, shkarkohet Kryetari i KushtetuesesIsh kryetari i Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra, duke dalë dhe nga sistemi i Drejtësisë, si pasojë e procesit të rivlerësimit, dhe shkak kryesor kishte qenë pikërisht pamundësia për të justifikuar pasuritë në zotërim.