Rusia thotë se Ukraina u përpoq të merrte qytetin Bakhmut

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të dielën se forcat ukrainase bënë “përpjekje masive” gjatë 24 orëve të fundit për të thyer mbrojtjen ruse përreth qytetit të Bakhmutit, ndërsa vazhdon të rritet trysnia mbi forcat e saj.

Gjatë një konference shtypi, ushtria ruse tha se forcat ukrainase kishin ndërmarrë sulme në veri dhe jug të qytetit, por nuk kishin arritur të thyenin mbrojtjen ruse. “Të gjitha sulmet nga njësite ukrainase janë zmbarpsur”, thuhet në njoftim. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur të dhënat e njoftuara nga Rusia.

Asnjëra palë nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit, pavarësisht luftimeve që kanë shkaktuar humbje të mëdha në dy krahët.

Moska e pranoi të premten se forcat e saj ishin tërhequr në pjesën veriore të qytetit ndërsa forcat ukrainase kanë shtuar sulmet. Nga ana tjetër, Kievi i ka hedhur poshtë sugjerimet se Ukraina ka filluar një kundërsulm të planifikuar prej kohësh.