Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike Dritan Fino thotë se një nga sfidat me të cilat përballet insitucioni i tij në procesin e mbikëqyrjes së aktivitetin të audituesve ligjorë dhe kontabilistëve, është garantimi i tranparencës në raportet e tyre, mbi bilancet apo pasqyrat financiare të kompanive.
Your browser doesn’t support HTML5
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Fino thotë se është e nevojshme që kompanitë e mëdha të auditimit, të ofrojnë besueshmëri në këtë drejtim.
Sipas zotit Fino, fakti që sistemi i mbikëqyrjes së këtij tregu profesionistësh është relativish i ri në Shqipëri, agjencia ka hasur fillimisht në kundërshti e mungesë gatishmërie për t’u kontrolluar.
Po kështu zoti Fino nënvizon nevojën që kompanitë e fuqishme, me ndikim për publikun, të jenë të prirura për transparencë e saktësi në shifrat ekonomike që ofrojnë, duke përzgjedhur të auditohen nga kompani serioze.
Zoti Fino ndodhet këto ditë në Uashington në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Agjencive të Auditimit.