SHBA, prodhimi i gjysmëpërçuesve pritet të rritet  

Pas një mungesë globale të gjysmëpërçuesve në industrinë e automjeteve gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, shumë vende kanë njoftuar se do të rrisin prodhimin. Shtetet e Bashkuara kanë ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për të promovuar prodhimin e gjysmëpërçuesve brenda vendit, ndërsa nevoja botërore për gjysmëpërçues pritet të dyfishohet gjatë dekadës së ardhshme.

Your browser doesn’t support HTML5

SHBA, prodhimi i gjysmëpërçuesve pritet të rritet

Në qytetin Malta të Nju Jorkut është ndërtuar një fabrikë gati 1 milion metra katrorë, që do të prodhojë gjysmëpërçues amerikanë.

“Në ditët e sotme, gjithçka që përdorni ka të përfshirë një gjysmëpërçues”, thotë Justin Weinstein, inxhinier në kompaninë “GlobalFoundries”.

Prodhuesi amerikan i gjysmëpërçuesve “GlobalFoundries” në këtë fabrikë prodhon rreth 400 disqe silikoni mbi 30 centimetra, në vit. Çdo disk përmban diku nga 100 deri në 4500 gjysmëpërçues qp përdoren në çdo gjë, nga kompjuterat, telefonat inteligjentë, makinat e deri te mbrojtja kombëtare.

“Gjysmëpërçuesi është me të vërtetë truri i pajisjes dhe e lejon pajisjen të funksionojë”, thotë Justin Weinstein, inxhinier në kompaninë “GlobalFoundries”.

Shtetet e Bashkuara shpikën gjysmëpërçuesit, por aktualisht prodhojnë vetëm rreth 10 për qind të prodhimit global. Më shumë se 75 për qind e prodhimit bëhet në Azinë Lindore.

“Nëse ne nuk mund të importojmë gjysmëpërçues, atëherë prodhuesit e automjeteve do të preken nga kjo situatë. Po ashtu ata që prodhojnë telefonat inteligjentë. Çdo gjë është e lidhur me to”, thotë Won Kyung Min, asistent profesore në Gabelli School of Business.

Rritja e tensioneve SHBA-Kinë dhe kërcënimet e Pekinit për të pushtuar Tajvanin, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gjysmëpërçuesve, mund të vërë në rrezik importet.

Shtetet e Bashkuara e provuan mungesën e gjysmëpërçuesve gjatë kohës së pandemisë së kronavirusit, ndërsa industria e automjeteve u godit më së shumti.

“Prodhuesit e automjeteve e kuptuan shumë shpejt se kishte një mungesë të gjysmëpërcuesëve. Por ata u gjendën në një situatë ku nuk kishin se çfarë të bënin”, thotë Saam Azar nga kompania “Global Foundries”.

Ekspertët besojnë se tani tregu i gjymëpërçuesëve është drejt normlizimit, megjthëse prodhuesit e automjeteve kanë ende probleme.

“Mendoj se është vërtet e rëndësishme për vendit që të ketë fabrika prodhimi të gjysmëpërçuesëve dhe institute kërkimi brenda kufirit të Shteteve të Bashkuara ”, thotë Won Kyung Min, asistent profesore në Gabelli School of Business.

Më 9 gusht të vitit 2022, Presidenti Joe Biden firmosi Aktin për Mirkroprocesorët dhe Shkencën, i cili vë në dispozicion 52 miliardë dollarë financime për prodhimin e gjysmëpërçuesve nga kompanitë amerikane.

“Administrata e Presidentit Biden bëri thirrje për një takim pas krizës. Sekretari i Tregtisë si dhe disa drejtues kompanish u mblodhën në një takim në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Saam Azar nga kompania “Global Foundries”.

Nga takimi u arrit një marrëveshje për gjysmëpërçuesit si dhe një bashkëpunim mes kompanive GlobalFoundries dhe General Motors.

“Për sa i përket marrëveshjes me General Motors para së gjithash do të thoja që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ne do të punojmë gjatë viteve të ardhshme për t’u siguruar që teknologjia funksionon dhe për të shmangur krizën e ardhshme”, thotë Saam Azar nga kompania “Global Foundries”.

Pas mungesë së mikropsocesorëve gjatë kohës së pandemisë po ashtu shumë kompani amerikane njoftuan qindra miliarda investime në këtë fushë.

GlobalFoundries planifikon të rrisë prodhimin në objektin e saj në Nju Jork dhe të ndërtojë një fabrikë të re për të dyfishuar kapacitetin e saj.