Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ka të ngjarë që bankat të shtrëngojnë masat për dhënien e huave pas dështimeve të fundit në rrjetin bankar, çfarë mund të përjashtonte nevojën për rritjen e mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale.
Gjatë një interviste për programin “Fareed Zakaria GPS” të rrjetit televiziv CNN, zonja Yellen tha zbatimi i politikave ka çuar në stabilizimin e valës së tërheqjes së parave të depozituara pas dështimit të bankave “Silicon Valley Bank” dhe “Signature Bank” dhe gjendja duket e qetë.
Lexoni edhe këtë A ishte axhenda sociale e bankës ‘Silicon Valley” arsyeja e falimentimit të saj?“Bankat ka të ngjarë të tregohen disi më të kujdesshme në këtë mjedis”, tha zonja Yellen në intervistën e planifikuar të transmetohet të dielën. “Tashmë kemi vënë re disa shtrëngime të standardeve të kreditimit në sistemin bankar dhe mund të ketë të tjera në vazhdim”.
Lexoni edhe këtë Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohetAjo tha se masat do të ulnin dhënien e kredive, çka mund të ndikojë tek mos patja nevojë e rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga Banka Qendrore.
“Parashikoj një rritje të moderuar dhe vazhdimin e tregut të fortë të punës dhe ulje të inflacionit”, tha ajo.